MPJD reagon pas vdekjes tragjike të tre kosovarëve: Jemi në kontakt me familjet për kthimin e trupave në Kosovë

MPJD reagon pas vdekjes tragjike të tre kosovarëve: Jemi në kontakt me familjet për kthimin e trupave në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaspores ka reagaur pas vdekjes tragjike të tre kosovarëve në Austri.

Në njoftimin e Ministrisë në Facebook,thuhet se kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë “në koordinim të ngushtë me familjarët e viktimave, për të ofruar mbështetjen e nevojshme dhe për të lehtësuar procedurat përkatëse për kthimin e trupave të tyrë në Kosovë”.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave si dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Postimi i plotë:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton se dje rreth orës 14:15, në Vjenë të Republikës së Austrisë, ka ndodhur një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën disa persona.

Sipas informacioneve zyrtare të konfirmuara nga autoritetet austriake, aksidenti ka ndodhur në distriktin Alsergrund të Vjenës gjatë punimeve ndërtimore, ku si pasojë e shembjes së një pjese të konstruksionit, punëtorë kanë mbetur të zënë nën rrënoja.
Bazuar në konfirmimet zyrtare dhe në informacionet e siguruara përmes kontakteve me familjarët, deri në këto momente është konfirmuar se nga viktimat e identifikuara janë Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj me prejardhje nga Republika e Kosovës.
Që nga marrja e informacionit, institucionet e Republikës së Kosovës, përmes kanaleve diplomatike dhe konsullore, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë në koordinim të ngushtë me familjarët e viktimave, për të ofruar mbështetjen e nevojshme dhe për të lehtësuar procedurat përkatëse për kthimin e trupave të tyrë në Kosovë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe të afërmit e viktimave si dhe të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.

Related Articles