Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux.
Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional e parlamentar.
Haxhiu vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me Hungarinë dhe theksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane.
