Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të enjten ka njoftuar se rruga Pejë-Kullë-Rozhajë mbetet e mbyllur për qarkullim.

Ky segment rrugor u bllokua për qarkullim paraditën e djeshme, për shkak të reshjeve të borës.

Pikërisht në të njëjtën zonë, dje u bllokuan disa udhëtarë, përfshirë dhe një familje 5-aëtarëshe.

Për evakuimin e këtyre të fundit u angazhua Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor.

Related Articles