Sot në Teatrin e Gjilanit iu dha lamtumira e fundit gazetares Elife Sherifi, e cila ndërroi jetë ditën e djeshme, shkruan Gazeta Enigma.
Në këtë event u vlerësua lartë kontributi i saj i dhënë në fushën e gazetarisë.
Elif kishte përfunduar studimet në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe ka punuar në media të ndryshme, ndërsa vitet e fundit kishte shërbyer si zëdhënëse e KF Drita në Gjilan.
