Pavarasisht angazhimeve të vazhdueshme gjatë periudhës së verës me ndeshjet e kompeticionit parakualifikues europian, FC Prishtina nuk ka ndenjur dyarkryqë sa i përket afatit kalimtar.
Ajo tashmë ka bërë disa transferime të reja gjatë merkatos. Vetëm gjatë ditës së sotme, skuadra nga kryeqyteti ka zyrtarizuar transferimin e dy lojtarëve: Florent Avdyli dhe Arlind Shabani, ky i fundit vlerësohet talent i së ardhmes, i cili është vetëm 19-vjeqar.
Vet Shabani ka treguar për mediat se ka pasur oferta nga klube tjera, por ka zgjedhur në fund fanellën bardhë e kaltër.