Sikurse në nisje, edhe në fundin e Ramazanit, besimtarëve iu drejtua myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Ai tha se udhëtimi gjatë muajit të sakrificës, nxori në pah vlerat më të larta njerëzore, derisa apeloi që në festën e Fitër Bajramit lutjet të bëhen për paqe.
Myftiu Tërnava uroi të gjithë besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit.
