I pyetur nëse Izraeli i tha Trumpit për sulmin e fundit ndaj fushave iraniane të gazit, Netanyahu thotë se “Izraeli veproi i vetëm”.
“Presidenti Trump na kërkoi të ndalonim sulmet e ardhshme dhe ne po e bëjmë këtë”, shton ai, ka raportuar BBC
Duke iu përgjigjur një pyetjeje se çfarë shenjash ka se regjimi iranian po “shpërthen”, ai thotë “ka shumë”.
“Po punojmë për të krijuar kushtet që ai të shembet, por mund të mbijetojë, mund edhe jo”, thotë ai.
Nëse mbijeton, ai thotë se “do të jetë në pikën e tij më të dobët”.
