Njësit e Doganës së Kosovës kanë realizuar një aksion pas hetimeve operacionale ku edhe personi i dyshuar është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.
“Pas një hetimi penal, bazuar në urdhëresën e Gjykatës përkatëse, dje në orët e pasdites, njësitet e Doganës se Kosovës kanë ushtruar kontroll në disa lokacione private në rajonin e Prizrenit dhe Fushë Kosovës, me qëllim të gjetjes së provave dhe mallrave të kontrabanduara”, thuhet në komunikatë. Si rezultat i hetimeve zyrtarët e Doganës kanë arritur të gjejnë dhe sekuestrojnë mallra të kontrabanduara në sasi të konsiderueshme.
“Mallrat e gjetura janë konfiskuar të gjitha, më poshtë një përmbledhje e përshkrimit të mallrave të sekuestruara:
Cigare 278,960 copë
Poqa te thjeshta elektrike 1600 copë
Bombone 45 Kg
Çamçakëz 81 Kg
Brisqe të rrojës 244 Komplete (1 komplete x 4 pce)
Vlera mallit: 5,432.71 €
Taksat Total: 18,342.56 €
Personi i dyshimtë është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa fillestare e ndalimit për 48 orë”.