Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të janë afër arritjes së objektivave të tyre në Lindjen e Mesme, duke lënë të kuptohet për një tërheqje të mundshme të angazhimit ushtarak në rajon, shkruan BBC.

Në një postim në Truth Social të premten, Trump bëri të ditur se po shqyrtojnë përfundimin e përpjekjeve ushtarake kundër regjimit të Iranit. Ai shkroi:

“Po i afrohemi shumë arritjes së objektivave tona, ndërsa po shqyrtojmë përfundimin e përpjekjeve tona të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme në lidhje me regjimin terrorist të Iranit.”

Duke folur për Ngushticën e Hormuzit, Trump theksoi se ajo duhet të “ruhet dhe patrullohet nga vendet që e përdorin”, duke saktësuar se SHBA-ja nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në këtë proces.

Megjithatë, ai la të hapur mundësinë e mbështetjes amerikane në rast nevoje, duke shtuar:

“Nëse kërkohet, ne do t’i ndihmojmë këto vende në përpjekjet e tyre për Hormuzin, por kjo nuk duhet të jetë e nevojshme pasi kërcënimi i Iranit të zhduket.”

Trump duket se sinjalizon një qasje më të kufizuar ushtarake, por nuk përjashton përfshirjen e SHBA-së në mbështetje strategjike në rajon, sipas nevojës.

Related Articles