Viktima dhe të plagosur nga Sulmi me armë në Suedi

Viktima dhe të plagosur nga Sulmi me armë në Suedi

Të martën, disa persona u plagosën nga të shtënat në mes të ditës në qytetin Kristianstad në Suedi, raportoi “Daily Mail”.

Sipas portalit, një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në qytetin e Kristianstad, pasi u dëgjuan disa të shtëna me armë rreth orës 3:40 pasdite, përcjellë Gazeta “Enigma”.

Një ambulancë ishte në vend, dhe sulmi ndodhi në rrethin Nasbi. Policia tha se viktima kishte si brenda ashtu edhe jashtë.

“Daily Mail” thekson se një kordon policie është ngritur në vendin e të shtënave dhe se hetimi është duke vazhduar. Richard Lundgvist, një zëdhënës i policisë, tha se forcat e sigurisë ishin në rrugën e tyre kur u konfirmuan raportet për të shtënat.

“Disa njerëz janë gjetur në disa vende në zonë dhe dyshohen për plagë me armë zjarri”, tha Lundgvist.

Dëshmitarët thanë se vendi i krimit ishte rrethuar pranë qendrës tregtare. Kristianstad është një qytet në jug të Suedisë me mbi 35,000 banorë.

Policia e ka klasifikuar rrethin Nasbi si një zonë të ndjeshme ku protesta dhe vrasje kanë ndodhur kohët e fundit.

Related Articles