Trump: Irani ka “edhe një mundësi” për paqe

Trump: Irani ka “edhe një mundësi” për paqe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të hënën se vendi i tij është duke punuar për të përcaktuar nëse “mund të arrihet një marrëveshje më e gjerë” me Iranin.

“E tërë jeta ime ka qenë negociatë, por me Iranin kemi qenë duke negociuar për një kohë të gjatë. Kësaj radhe, ata e kanë seriozisht” – tha presidenti amerikan, raporton televizioni BBC.

Ai shtoi se beson që Irani është pajtuar që të mos ketë armë bërthamore.

Trumpi përsëri deklaroi se një pjesë e konsiderueshme e udhëheqjes së Iranit është vrarë që nga fillimi i luftës dhe se Irani ka “edhe një mundësi” për paqe, pa dhënë më shumë hollësi në lidhje me atë se me kë është duke negociuar Uashingtoni.

“Shpresojmë se do ta pranojnë [marrëveshjen]. Në cilëndo mënyrë, Amerika dhe e tërë bota do të jenë shumë më të sigurta dhe do të jetë një planet shumë më i sigurt” – tha më tej presidenti amerikan.

Related Articles