Kreu katër vjedhje në raste të ndryshme, arrestohet 24-vjeçari

Kreu katër vjedhje në raste të ndryshme, arrestohet 24-vjeçari

Policia e Shtetit në Shqipëri ka zhvilluar një aksion për zbardhjen e plot rasteve të vjedhjeve të kryera muajt e fundit në Kamëz.

I koduar si ‘The Last One’, operacioni policor rezultoi me arrestimin e një 24-vjeçari.

Pamjet nga disa prej rasteve dhe nga arrestimi janë bërë publike nga Policia.

Njoftimi i plotë:

Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “The last one” për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të kryera gjatë 2 muajve të fundit.

Vihet në pranga 24-vjeçari që kreu 4 vjedhje në lokale dhe banesa .

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimeve të marra nga shtetas të ndryshme për vjedhjen e subjekteve/banesave të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, organizuan dhe finalizuan operacionin “The last one”.

Në kuadër të operacionit, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:

-me datë 03.03.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Xh. Sh;

-me datë 27.02.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme në kioskën e shtetases P. Gj;

-me datë 23.02.2026, ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit A. Ç;

-me datë 02.02.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe 3 aparate celular në banesën e shtetasit A. Xh.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles