Tahiri tregon se kur mund të mbahen zgjedhjet nëse nuk zgjidhet Presidenti për 34 ditë 

Tahiri tregon se kur mund të mbahen zgjedhjet nëse nuk zgjidhet Presidenti për 34 ditë 

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, duke dhënë edhe  34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e Presidentit.

Tahiri u shpreh se nëse konsumohen këto 34 ditë, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

Sipas deputetit të AAK-së, zgjedhjet mund të mbahet kah mesi i muajit qershor

“Në rast se konsumohen 34 ditë, vendi shkon në zgjedhje, që i bie data mund të jetë 14 qershor më duket është e diel, mund të jetë edhe më afër, se i ka deri në 45 ditë,mirëpo koha është e ngushtë, do të thotë se vendi mund të shkojë në mes të qershorit në zgjedhje”, u shpreh ai.

Related Articles