Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses për dekretin e Presidentes

Ky është vendimi i plotë i Kushtetueses për dekretin e Presidentes

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dalë me aktgjykim lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësim të dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, duke konstatuar se ky dekret nuk prodhon asnjë efekt juridik.

Në aktgjykimin e publikuar sot, Gjykata ka vlerësuar se Kuvendit i jepen edhe 34 ditë shtesë për të zhvilluar dhe përfunduar procedurën e zgjedhjes së Presidentit të vendit.

Gjykata tha se zgjedhja e Presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual, duke theksuar se ky afat është detyrues dhe nuk mund të relativizohet.

Megjithatë, duke marrë parasysh rrethanat specifike të konstituimit të Kuvendit në shkurt të këtij viti, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ka pasur në dispozicion afatin e plotë prej 60 ditësh për zgjedhjen e Presidentit, siç parashihet në nenin 82 të Kushtetutës.

Në interpretimin e saj, Gjykata sqaroi se në të ardhmen procedura për zgjedhjen e Presidentit duhet të fillojë dhe të përfundojë brenda një periudhe maksimale prej 60 ditësh, dhe gjithsesi jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual.

Sipas vendimit, në rast se Kuvendi dështon të zgjedhë Presidentin brenda afatit shtesë prej 34 ditësh, atëherë Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga dita e shpërndarjes.

Gjykata gjithashtu vendosi që masa e përkohshme e 9 marsit 2026 të shfuqizohet me hyrjen në fuqi të këtij aktgjykimi, i cili hyn në fuqi menjëherë.

Vendimin e plotë mund ta gjeni KËTU.

Related Articles