Sqarimin që rreth 5 vjet më parë e lypi nga Gjykata Kushtetuese, e cila kërkesën ia kishte shpallur të papranueshme, presidentja Vjosa Osmani e do tash, kur edhe një herë duhet të vendosë se cilës parti të ia japë një vend shtesë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Këtë herë, Presidentja pret që lënda të trajtohet meqë thotë se edhe e referoi ndryshe,
Por as me këtë ndërrim, kjo kërkesë për t’u caktuar se a t’i jepet anëtari i 3-të Vetëvendosjes, apo i dyti Partisë Demokratike të Kosovës, nuk po vlerësohet se mund të sjellë një vendim ndryshe.
Pas mbylljes së çështjes në gjykatë, ky verdikt mund t’i bie për hise Albulena Haxhiut, si ushtruese e detyrës së presidentes, që përbën tjetër shqetësim.
Nëse emërimi i edhe një anëtari zvarritet, e vendi ndërkohë shkon në zgjedhje, mund të sjellë edhe telashe në KQZ.
PDK i ka kërkuar presidentes që t’ia japë aminin edhe për emrin e dytë nga radhët e tyre, për çka kanë paralajmëruar se do t’i përdorin të gjitha mjetet demokratike, derisa në Vetëvendosje këmbëngulin që rezultati zgjedhor ua ka siguruar edhe vendin e tretë në institucionin e zgjedhjeve.
