Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri në emisionin “Politiko” ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetueses për zgjedhjen e presidentit.
Ai ka thënë se LDK-ja do të sillet me përgjegjësi të madhe, ta pranojë dhe ta zbatojë vendimin e Kushtetueses.
“LDK-ja do të sillet me përgjegjësinë më të madhe sikur e ka dhënë kontributin e vet në kuadër të një bashkëpunimi politik, por nuk duhet të përdoret ky rast për një alibi të re karshi mundësisë për zgjedhje të reja kjo do të thotë se duhet të kerë angazhim të sinqertë për marrëveshje politike me parimet që janë dakorduar liderët, ose duhet të merret përgjegjësia atij që i tako, pra partisë në pushtet”, tha ai në Kanal10
