Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka treguar mbështetjen e saj për kombëtaren e Kosovës dhe të Shqipërisë në futboll përmes një postimi në faqen e saj në Instagram, raporton Gazeta Enigma.
Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi ku shfaqen të dyja, duke i shoqëruar me mesazhin inkurajues.
“Paçi fat. Shpresoj të bëni histori dhe të arrini kualifikimin në Kupën e Botës”, shkroi Ora.

