Murseli për natën kritike: Kur ka ndodh krisma nuk e kom kthy kryt mbrapa

Murseli për natën kritike: Kur ka ndodh krisma nuk e kom kthy kryt mbrapa

Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla edhe sot kanë dalur para gjykatës për vrasjen e Liridona Ademajt, raporton Gazeta Enigma.

Në njërën nga përgjigjet e tij, Murseli tha se kur ka ndodhur gjuajtja me armë dhe i ka dëgjuar krismat, nuk e ka kthyer kokën.

“Kur ka ndodh krisma nuk e kom kthy kryt mbrapa me shiku”, ka thënë Murseli.

Ai u ballafaqua me këtë pyetje nga anëtari i trupit gjykues, Alban Ajvazi, duke i thënë se në deklarimet gjatë seancave të kaluara kishte thënë se e kishte kthyer kokën në momentin kur e ka dëgjuar krismën.

Pas këtij ballafaqimi, Murseli ka thënë se nuk e di saktë nëse e ka kthyer kokën apo jo.

“Nuk e di sakt… e kom kthy kryt kur ka ardh vetura” – ka deklaruar ndër të tjera Murseli

Related Articles