Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar rreth mbledhjes që ka mbajtur sot Këshilli i Përgjithshëm i kësaj partie, duke bërë të ditur se është vendosur për vazhdimin e procesit të brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet e organizimit, proces ky i pezulluar më 6 mars.
Haradinaj ka njoftuar se procesi zgjedhor i AAK’së do të rifillojë me 27 mars, dhe, do të përfundojë me 24 maj.
‘’ Prej sot, të gjitha degët në nivel vendi janë udhëzuar që të fillojnë përgatitjet dhe organizimin e këtij procesi, në përputhje me aktet e brendshme të Aleancës’’, ka shkruar Haradinaj.
Postimi:
Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës sot ka mbajtur mbledhjen e 180-të, në të cilën ka vendosur për vazhdimin e procesit të brendshëm zgjedhor në të gjitha nivelet e organizimit, proces ky i pezulluar më 6 mars 2026.
Konform vendimit të datës 12 shkurt 2026, procesi i brendshëm zgjedhor rifillon më 27 mars 2026 dhe përfundon më 24 maj 2026, me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm të AAK-së.
Prej sot, të gjitha degët në nivel vendi janë udhëzuar që të fillojnë përgatitjet dhe organizimin e këtij procesi, në përputhje me aktet e brendshme të Aleancës.
Ky është njëkohësisht proces i afrimit me qytetarët, i reformës së brendshme në parti dhe i fuqizimit të strukturave, me synim rritjen e përfaqësimit dhe konsolidimin e mëtejshëm të Aleancës në gjithë vendin.
