Kosova luan sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, teksa përballet me Sllovakinë në Bratislavë në gjysmëfinalen e plejofit kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Nga ora 20:45, “Dardanët” zbresin në fushë me një synim të vetëm – të vazhdojnë ëndrrën për kualifikim historik në Botëror.
Një fitore do ta dërgonte Kosovën në finalen vendimtare që pritet të luhet në Prishtinë, ndaj fituesit të duelit Turqi – Rumani.
Në ndeshjen e sotme, Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fanella të bardha.
