Reperi i njohur shqiptar, 2 Ton, ka publikuar së fundmi projektin e tij më të ri muzikor.
“Corazon” titullohet kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.
Kënga është punuar nga 2 Ton dhe Nego, ndërsa masteringu i është besuar Loren Aliajt.
Ndërkohë edhe për vargjet e tekstit është kujdesur vet reperi me prejardhje nga Ferizaj.
“Corazon” është vizualizuar edhe me klip, i cili është mjaft veror dhe i përshtatet tematikës së këngës.
Ana vizuale i është vesuar produksionit N’Pik Creative.
2 Ton vazhdon të jetë edhe këtë verë i angazhuar me projekte të reja muzikore e koncerte të shumëta.