Vrasja e Liridona Ademajt – Gjykata mbyll dyert për media pas paraqitjes së Kokallës

Vrasja e Liridona Ademajt – Gjykata mbyll dyert për media pas paraqitjes së Kokallës

Është mbyllur për media seanca e sotme gjyqësore në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, për të cilën akuzohet ish-bashkëshorti, Naim Murseli.

Sipas raportimeve të gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, seanca do të vazhdojë me diskutimet për jetën private të çiftit.

Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë edhe Granit Plava dhe Kreshnik Kokalla.

Ky I fundit para trupit gjykues ka paraqitur mbrojtjen e tij, ku ka deklaruar se i kujtohet që në natën kur është kuptuar vrasja, sipas tij, Naim Murseli i ka thënë “e kreva punën”.

“Po më kujtohet që ma ka thënë këtë, i kam thënë mos më fol për kësi gjëra mua, as nuk më ka interesuar”, deklaroi mes tjerash ai.

Related Articles