Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Turqinë në finalen e “play-off”-it për Botëror pa Lumbardh Dellovën, i suspenduar për shkak të kartonëve të grumbulluar.
Ndeshja zhvillohet këtë të martë në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45, pas fitores historike 4-3 ndaj Sllovakisë.
