Kryediplomati i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani planifikojnë të takohen së shpejti në Pakistan, raporton NBC News.
Wadephul ka thënë se nga informacionet që ka, SHBA dhe Irani kanë zhvilluar bisedime indirekte, ndërsa përfaqësues nga të dyja palët po planifikojnë të takohen në Pakistan në të ardhmen e afërt.
“Bazuar në informacionet e mia, ka pasur kontakte indirekte dhe janë bërë përgatitje për t’u takuar drejtpërdrejt,” ka thënë Wadephul.
“Kjo pritet të ndodhë shumë shpejt në Pakistan, me sa duket”, ka shtuar ai.
