Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe partnerja e tij rumune

Policia italiane goditi një bazë të dyshuar të një organizate kriminale shqiptare në Prato të Italisë, ku u sekuestruan pesë pistoleta, municione, dokumente të falsifikuara dhe rreth 30 mijë euro cash.

Në apartamentin e kontrolluar jetonin një 43-vjeçar shqiptar me precedentë penalë dhe partnerja e tij rumune, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet.

Gjatë kontrollit, policia zbuloi një depo armësh, ku u sekuestruan pesë pistoleta, sasi municionesh, dokumente të falsifikuara dhe rreth 30 mijë euro para cash.

Ndër armët e sekuestruara janë: një pistoletë Beretta kalibri 7.65 me një karikator dhe gjashtë fishekë, një pistoletë Beretta 9 mm, e raportuar e vjedhur në vitin 2021, një armë e modifikuar pa të dhëna identifikuese, një revolver 5.7 mm, si dhe një pistoletë me qitje bosh e markës Bruni, kopje e një Glock, me karikator dhe 30 fishekë.

Gjithashtu, u sekuestruan 75 fishekë të tjerë dhe një plumb, të cilët mund të përdoren edhe për armë të tjera.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se janë gjetur edhe dokumente të falsifikuara, ndërsa shuma prej 30 mijë eurosh ishte e ndarë në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Related Articles