Sot mot me shi, temperaturat maksimale deri në 9 gradë Celsius

Sot mot me shi, temperaturat maksimale deri në 9 gradë Celsius

Këtë të shtunë në vendin tonë parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, raporton Gazeta “Enigma”.

Kryesisht në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes, reshjet e shiut lokalisht pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës, konkretisht në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës. Në zonat malore vetëm reshje bore.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi prej 15-38 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 9°C.

Related Articles