Ish-kreu i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme i ka dhënë 15 mijë euro Shkëlzen Gashit për botimin e librit që përmban të dhëna për masakrat e kryera në Kosovë, të cilat sipas tij janë të pasakta.
Tahiri tha se ky libër më pas është shpërndarë nga MPJ tek ndërkombëtarët dhe nëpër ambasadat e Kosovës në botë.
“Kam informacione që Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i ka dhënë 15,000€ për botimin e librit të Shkëlzen Gashit me të dhëna të pasakta për masakrat në Kosovë, e ky libër është shpërnda pastaj nga MPJ te ndërkombëtarët që kanë vizituar Kosovën dhe ambasadat e Kosovës nëpër botë. #skandali është shumë më i thellë se veç ekspozita”, ka shkruar Tahiri.
