Presidentja Vjosa Osmani është nderuar në parlamentin austriak me Çmimin “Dr. Erhard Busek” për lidership dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në avancimin e lirisë, demokracisë dhe integrimit euroatlantik të Kosovës.
Veprimtari Niq Krasniqi nga Austria ka njoftuar se e para e shtetit të Kosovës u nderua me këtë çmim gjatë konferencës ndërkombëtare “Kosova në BE”.
Ai njoftoi se konferenca u organizua me mbështetjen e Andreas Minnich, Nënkryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Austri-Kosovë, dhe shënoi 27-vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në Kosovë, e cila ndaloi masakrat dhe terrorin e forcave serbe në vitin 1999.
“Në fjalimin e ndarjes e këtij çmimi, z. Andreas Minnich, Nënkryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Kryetar i Shoqatës së Miqesisë Austri-Kosovë u shpreh me lavdata e mirënjohje të lartë për kontributin e Presidentes Osmani për lirinë e demokracinë në Kosovë dhe Evropë.
“Faleminderit të gjithëve, po ne jemi këtu sot, në veçanti për të falënderuar një grua dhe për të njohur punën e saj me një çmim. Zonja Presidente Vosa osmani sapo bëri një deklaratë të fuqishme dhe nuk ka grua në Evropë si Ajo që lufton kaq shumë për pranimin e Kosovës në BE dhe që thekson atë që na bashkon. Ajo është një ndërtuese urash, që rrallë gjendet si e tillë, dhe ndërton ura jo vetëm brenda Evropës, por edhe përtej Atlantikut”.
“Ajo është një ndërtuese e shkëlqyer urash transatlantike dhe që i lidh në të gjitha drejtimet e tjera në të gjithë botën. Puna që ajo po bën kështu është vërtet e lavdërueshme. Kam pasur kënaqësinë ta takoj disa herë, përfshirë kohët e fundit në Lubjanë në një conference”.
“Është gjithmonë e veçantë të takohesh me të, për të diskutuar idetë e saj, vizionet e saj dhe vizionet e saj për Kosovën këtu në Evropë, si dhe për projekte që kanë rëndësi të vërtetë në mbarë botën. Ajo mbështet çështjet më të mëdha, vizionet më madhështore. Duam ta falënderojmë me këtë Çmim; Në këtë kuptim, besoj se flas në emër të të gjithëve këtu sot në këtë ndërtesë, derisa ia dedikojmë Asaj. Faleminderit shumë!”
Presidentja Vjosa Osmani në fjalën e saj të rastit përmes një paraqitje me video falëmnderoi Parlamentin Austriak për këtë organizim për ‘Kosovën në BE’ dhe për ndarjen e Çmimit “Dr. Erhard Busek”, si një përkrahje e vazhdueshme e Austrisë për Kosovën, dekada me rradhë dhe si një vlerësim i veçantë për punen e saj në mandatin si Presidente e Kosovës”, njoftoi Krasniqi.
