Shtatë hektarë tokë janë djegur ditën e martë në fshatin Zhiti dhe Pozheran të Vitisë.
Policia njofton nga rastet nuk raportohet për persona të lënduar kurse tashmë zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin, transmeton Telegrafi.
“Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 4 hektarë të një fushe. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”
“Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të paditura janë djegur rreth 3 hektarë fushë. Zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe e kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar”