Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) njofton se nga 10,345 zyrtarë të obliguar, 1,469 nuk e kanë filluar ende deklarimin e pasurisë.
Drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, paralajmëroi se mosrespektimi i afatit ligjor sjell gjobë mandatore dhe mund të çojë në hetime penale.
Agjencia apelon që të gjithë zyrtarët të përfundojnë deklarimin menjëherë, pasi koha po shkon drejt përfundimit.
