Një pjesë e konsumatorëve në kryeqytet ka mbetur pa furnizim me energji elektrike si pasojë e shembjes së dheut në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, e cila ka shkaktuar dëmtime në infrastrukturën energjetike.
Sipas njoftimit të KOSTT, rrjeti transmetues në nivelin 110 kV është prekur nga incidenti, duke ndikuar drejtpërdrejt në furnizimin me energji për konsumatorët që varen nga nënstacioni NS Prishtina 6.
Ekipet teknike të KOSTT-it, në bashkëpunim me KEDS, ndodhen në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.
Policia bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes në zonat e prekura dhe të ndjekin udhëzimet e ekipeve në vendngjarje.
