Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka ftuar për 30 mars për të kundërshtuar ekspozitën nga organizatat INTEGRA dhe ADMOVERE, me përkrahje të Kuvendit të Kosovës.
Ekspozita u kritikua për shkak të mënyrës siç u përshkrua masakra e Dubravës. Në ekspozitë thuhej se të burgosurit shqiptarë ishin “të armatosur”.
Pasaktësi ka pasur edhe në numrin e viktimave në Prekaz përgjatë marsit.
“Krimet serbe nuk relativizohen!”, “Gjaku ynë nuk shitet!”, “Mos luani me sakrificën tonë”, “Manipulimi ka emër” janë disa prej pankartave që do të përdoren në protestë.
Protesta është përkrahur nga PDK-ja dhe AAK-ja.













