Vedat Muriqi, kapiteni i Kosovës ka folur në emër të Kombëtares së Kosovës në konferencën e sotme, raporton Gazeta Enigma.
“Kemi përvojë në ndeshje si kjo. Jam krenar që jam kapiten i këtij ekipi në finalen historike për Kombëtaren. Kemi atmosferë jashtëzakonisht të mirë, të shkëlqyer. Nesër shpresojmë shumë në sukses”.
“Kemi lujtë ndeshje të mëdha edhe më herët (kundër Azerbajxhanit e Islandës). Jemi të qetë. Atmosferë e jashtëzakonshme në kamp. Jam krenar që jam kapiten i këtyre lojtarëve, edhe pse janë të ri, tashmë kanë përvojë.”
“Kam shumë respekt për Turqinë, por nesër është ndeshje mes kombëtaresh. Nesër do të bëj çmos për të shkuar në Botëror me Kosovën. Mes vijave të fushës do të vazhdoj të kem respekt për Turqinë, por shkojmë për fitore.”
Ai tha se ‘nuk e kam problem që nuk kam shënuar që pesë ndeshje me Kosovën”. “Vetëm le të fitojë Kosova. Edhe nesër mos të shënoj, veç le të fitojmë.”
