18-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Austri

18-vjeçari nga Kosova vdes në një aksident në Austri

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Austri, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përplasjes mes një kamioni dhe një veture.

Siç raporton Indeksonline, viktima është nga Kosova.

Derisa rreth ngjarjes tragjike kanë raportuar edhe mediat austriake.

Në aksidentin që ndodhi në Zwettl an der Rodl, në rajonin Urfahr-Umgebung, u përplasen një veturë dhe një kamion.

Po ashtu lëndime ka pësuar edhe një person tjetër.

Dy të rinjtë nga Linz, mbetën të bllokuar në veturë dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për t’i nxjerrë nga vetura.

Related Articles