S’ka të lënduar nga djegia e veturës në rrugën Gjilan-Prishtinë

S’ka të lënduar nga djegia e veturës në rrugën Gjilan-Prishtinë

Një veturë është djegur sot në magjistralen Gjilan-Prishtinë, ku fatmirësisht askush nuk pësoi lëndime.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha se dëmet materiale janë të konsiderueshme në automjet.

“Policia e Kosovës njësiti nga stacioni policor i Novobërdës kanë dalë më vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se nuk ka persona të lënduar gjersa dëmet materiale janë të konsiderueshme në automjet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i zjarrfikësve. Policia e Kosovës është duke i hetuar rrethanat se si ka ndodhë rasti”, tha ai.

Related Articles