Murati: Dje është ekzekutuar paga e 13-të, lehonat që s’e kanë pranuar t’u drejtohen menaxhmentit

Murati: Dje është ekzekutuar paga e 13-të, lehonat që s’e kanë pranuar t’u drejtohen menaxhmentit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se dje është ekzekutuar paga e 13-të për të punësuarit në sektorin publik, si dhe pagat e rregullta janë ekzekutuar edhe me shtesën e rritur të përvojës së punës.

Murati ka thënë se shtesa e rritur e përvojës së punës është paguar edhe për dy muajt e shkuar, janar dhe shkurt.

“Shtesa është rritur nga 0.25% në 0.50% për 15 vitet e para të përvojës, gjë që nënkupton rritje efektive të pagës për të gjithë të punësuarit”, ka shkruar Murati.

Sa u përket rasteve të grave në pushim të lehonisë që mund të mos jenë procesuar dje për pagën e 13-të, Murati ka thënë se të punësuarat duhet t’u drejtohen menaxhmentit në institucionin ku punojnë.

“Listat e pagave përgatiten nga secili institucion përkatës, dhe ato janë përgjegjës për lëshimet eventuale, të cilat mund të korrigjohen në muajin vijues”, përfundon postimi i Muratit.

Related Articles