Kuvendi rishpall konkursin për sekretar

Kuvendi rishpall konkursin për sekretar

Kuvendi i Kosovës ka shpallur konkurs të ri për sekretar, pasi që asnjëri prej kandidatëve nuk i ka marrë votat e mjaftueshme.

Në vendimin e marrë më 30 mars të këtij viti, janë dhënë detaje për këtë proces.

Dy kandidatët që kanë qenë të përzgjedhur me konkurs, asnjeri prej tyre nuk është emëruar në pozitën e Sekretarit të Kuvendit.

“Asnjëri nga kandidatët e propozuar, Arben Loshi dhe Tualant Bajrami nuk i morën votat e nevojshme për t’u zgjedhur në pozitën e Sekretarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, thuhet në vendimin e Kuvendit, të cilin e ka nënshkruar kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu.

Ndryshe, me të marrë postin e ri, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e kishte shkarkuar Arben Loshin nga pozita e ushtruesit të detyrës së sekretarit të këtij institucioni.

Në vend të tij, Haxhiu e kishte emëruar Xheladin Hoxhën, pavarësisht se Loshi kishte dalë i pari në konkursin për sekretar, e i cili proces është monitoruar nga shoqëria civile, e cila e kishte kritikuar veprimin e kryekuvendares, duke hedhur akuza për shkelje të konkursit, që gjithashtu ishte monitoruar nga ndërkombëtarët.

Related Articles