Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është deklaruar pas ndeshjes Kosovës-Turiq.
Ai përmes një lidhje direkte në T7 tregoi si e përballuan futbollistët e Kosovës humbjen e mbrëmshme.
“Jo mirë, jo lehtë sepse dhëmbin më shumë këto ndeshje për faktin që nuk ka qenë diferencë mes të dyja ekipeve”, tha ndër tjera Ademi.
Kosova humbi me rezultat minimal 1-0, përkundër disa rasteve të krijuara.
Një fitore do ua siguronte paraqitjen në Kupën e Botës në Amerikë.
