Kadrijaj-Qeverisë: Marre, tërhiqeni librin e Shkëlzen Gashit

Kadrijaj-Qeverisë: Marre, tërhiqeni librin e Shkëlzen Gashit

Në seancën e sotme Time Kadijaj, deputetja e AAK-së, ka folur rreth dështimit të votimit të rezolotës së propozuar nga PDK për mbrojtjen e vlerave të luftës, raporton Gazeta Enigma.

Ajo tha se po iu bëhet padrejtësi viktimave, duke drejtuar gishtin kah PDK-ja.

“Muaji mars është i epopeve të rëndësishme të UÇK-së. Janë edhe përvjetorët e masakrave të kryera nga regjimi serb. Dje kryeministri Kurti ka qenë për masakrën në Lubeniq. A kemi të drejtë ne si shtet t’i fyejmë këto viktima? Nuk kemi. Ne po bëjmë padrejtësi dhe po më vjen keq se në çfarë deregje ka rënë kjo qeveri. Për një Rezolutë që nuk është politike, por për të mbrojtur vlerat e luftës, kemi këso kundërshtimesh se ku të vihet në rend dite, në fillim apo në fund”.

Deputetja e AAK-së tha se duhet të tërhiqet nga tregu edhe libri i Shkëlzen Gashit, i cili, sipas saj, përmban të pavërteta mbi masakrat në Kosovë.

“E lus Andin Hotin si ministër, bëje një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës, si djalë i Ukshin Hotit, fati i të cilit nuk dihet. Historia nuk ndryshohet, nuk mund të ndryshohet me linçimet dhe organizimet që jeni duke i bërë. Tërhiqeni edhe librin për masakrat në Kosovë të Shkëlzen Gashit, i cili ka shkruar të pavërteta dhe që është financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e që është shpërndarë nëpër vendet tjera. Vet shteti i Kosovës e ka shpërndarë libra me të pavërteta, në vende të ndryshme të botës”, ka thënë ajo.

Related Articles