Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar procedimin sa më shpejt të ligjit për Byron për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Kurti theksoi se lufta kundër korrupsionit është një vijë e pandërprerë që ndan drejtësinë nga padrejtësia dhe është një pritje e qytetarëve pa dallim partie.
Ai shtoi se çdo cent i keqpërdorur nga zyrtarët publik duhet t’i kthehet qytetarëve dhe se ligji nuk është akt hakmarrjeje, por akt barazie.
“Qytetarët presin që ne të procedojmë sa më shpejt me Byron për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, sepse lufta kundër korrupsionit nuk është një kapitull që hapet dhe mbyllet sipas nevojave politike, por është një vijë e pandërprerë që e ndanë drejtësinë nga padrejtësia. Diçka që qytetarët pa dallim partie e kërkojnë dhe e mirëpresin. Nëse qytetarët e mirëpresin, nuk ka arsye që partitë mos ta mbështesin”.
“Ne nuk kemi ardhur këtu për të menaxhuar një realitet të formuar, por jemi përgjegjës për ta ndryshuar pozitivisht atë. Dhe ndryshimi fillon aty ku shteti e bën të qartë se çdo cent i keqpërdorur nga zyrtarët publik duhet t’i kthehet atij që i takon, pra qytetarëve. Nëse qytetari zakonshëm duhet të japë llogari për çdo cent që fiton, atër edhe ai që është pasuruar në mënyrë të pajustifikueshme duhet të jap përgjigje për çdo euro që ka abuzuar. Këtë nuk e bëjmë si një akt hakmarrje, por si një akt barazie. Sepse një shtet që nuk i dënon të fortit e padrejtë, në fakt i braktis të dobëtit çdo ditë”, tha Kurti.
Kryeministri u shpreh se qytetarët që punojnë me djersë duhet të trajtohen drejtë, ndërsa ata që janë pasuruar pa përpjeke duhet të japin llogari për çdo euro të fituar në mënyrë të pajustifikueshme.
“Nëse i kërkojmë tatimin secilit që punon me djers në balëë e me mund fizik a intelektual dhe vjen i rraskapitur çdo mbrëmje, atëherë cila është arsyeja që mos të kërkojmë nga ata që pa asnje përpjeke i çelë mëngjesi të pasuruar. Derisa presim mbështetje për ligjin për byron, pra abuzimet me fondet publike, ne gjithashtu presim mbështetje në mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet me çmimet e larta”, tha ai.
