Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla nuk i ka duruar akuzat e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po fliste nga foltorja e Kuvendit edhe pasi kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ia ndali fjalën për “gjuhë joparlamentare”.
Haradinajt që po thoshte se Kurti “po mashtron” dhe “po rren”, Gërvalla i reagoi ashpër nga ulësja e saj në Kuvend, duke ia drejtuar edhe gishtin nga ulësja e tij e deputetit.
“Mjaft ma”, dëgjohet duke thënë Gërvalla. Më pas i drejtohet duke i thënë “shko”.
Kurti ndërkohë vetëm i dëgjon.
