“Lironi pronat, ose do të keni pasoja të rënda në familje”, banorët pranë Xhamisë së Madhe në Prishtinë marrin letra kërcënuese

“Lironi pronat, ose do të keni pasoja të rënda në familje”, banorët pranë Xhamisë së Madhe në Prishtinë marrin letra kërcënuese

Disa banorë të Lagjes “Dardania” në Prishtinë kanë raportuar se kanë pranuar letra kërcënuese.

Ata i kanë gjetur këto letra me përmbajtje kërcënuese para dyerve të shtëpive të tyre, përmes të cilave u kërkohet që të lirojnë pronat në afërsi të zonës ku po ndërtohet Xhamia e Madhe.

Në letër thuhet se ky është “paralajmërimi i dytë” teksa banorët kërcënohen se “së treti do të përballen me vepra.

“Mos i kundërshtoni urdhërat se do të keni pasoja të rënda në familje”, thuhet ndër të tjera në letrën kërcënuese.

Reporteri.net merr vesh se letra të tilla janë lënë në katër shtëpi në afërsi të zonës ku po ndërtohet Xhamia.

Banorët rastin e kanë adresuar në polici dhe organet e rendit janë duke e trajtuar.

Related Articles