KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë

KFOR-i kryen stërvitje me helikopterë në Pejë

Ushtarët e KFOR-it zhvilluan stërvitje me helikopterë, me qëllim rritjen e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërmjet avionëve dhe trupave tokësore, në Camp Villaggio Italia’ në Pejë.

KFOR-i, përmes një postimi në Facebook, potencoi se këto aktivitete janë të fokusuara në transportin e personelit, evakuimin mjekësor dhe skenarët emergjent.

“Personeli i KFOR-it ruan vetëdijen situative, duke pasqyruar angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, u tha në njoftim.

Related Articles