Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka bërë thirrje për krijimin e një “korridori humanitar” për plehrat dhe artikujt e tjerë thelbësore që të transportohen përmes Ngushticës së Hormuzit, me qëllim parandalimin e një katastrofe ushqimore në Afrikë.
Tajani përmes një video-lidhjes në një takim ndërkombëtar mbi situatën në Iran, i koordinuar nga Britania e Made, t
Në një deklaratë zyrtare, ai nënvizoi se sigurimi i transportit të plehrave dhe mallrave humanitare përmes Ngushticës është jetike për stabilitetin ushqimor në disa rajone të Afrikës.
Sipas deklaratës, Tajani dhe homologët e tij, përfshirë ministrin holandez dhe zëvendësministrin e Arabisë Saudite , theksuan nevojën për të bashkëpunuar me Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të krijuar këtë korridor sa më shpejt të jetë e mundur.
Qëllimi kryesor është sigurimi i furnizimeve thelbësore për vendet afrikane, të cilët janë në gjendje kritike për prodhimin bujqësor dhe parandalimin e një krize të re ushqimore.
