Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të ndryshme të kalimit ilegal të kufirit vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.
Një ka ndodhur me një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i dyti me një shtetas të Turqisë, ndërsa i treti me një shtetas kosovar.
Në të tri rastet, të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
“Hani i Elezit/ 02.04.2026 – 13:25. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veri, nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin R. Maqedoni Veri për në R. Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari, është liruar në procedurë të rregullt.
Hani i Elezit / 02.04.2026 – 13:40.Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë nën dyshimin se ka kaluar ilegalisht kufirin R. Maqedoni Veri për në R. Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari, është liruar në procedurë të rregullt.
Fsh. Bube, Zubin Potok / 02.04.2026 – 20:45.Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me veturë dyshohet se kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në veturën e të dyshuarit janë gjetur edhe mallra të ndryshme pa dokumente përkatëse. Me vendim të prokurorit, vetura me mallra është dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. / Gazeta Enigma.
