Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka vepruar njëjtë si Lista Serbe duke munguar në seancën e jashtëzakonshme për naftën.
Ai akuzoi VV-në për bashkëpunim me ta, por nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola, kërkoi që Rrahmani të vazhdonte të fliste për temën për të cilin qe mbledhur Parlamenti.
“Mungesa sot për të diskutu për çmimin e për çmimet, për inflacionin, për jetën e qytetarit është mungesë edhe e Lëvizjes Vetëvendosje, edhe e Listës Serbe”, tha Rrahmani.
Teksa Rrahmani vazhdoi të flasë, Gola kërkoi që atij t’i ndalej fjala dhe të mbetej në temë.
