Musliu-Shoshi e përballon Kurtin me premtimet: Qytetari pret përgjigje, ti je përgjegjësi

Musliu-Shoshi e përballon Kurtin me premtimet: Qytetari pret përgjigje, ti je përgjegjësi

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi iu drejtua kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se është zotëruar për shumë gjëra.

Ajo e përballi Kurtin me premtimet për bordet, institucionet dhe planin qeverisës, por që nuk i ka mbajtur ato premtime.

“Ne nuk po të kërkojmë të kontrollosh bursat botërore, por përgjegjësia që ta ka dhënë qytetari i këtij vendi, me më shumë 50%. Të ka kërku t’i ofrosh institucione, presidentin, t’i ofrosh bordet, t’i bësh funksionale, të kesh sekretar të përhershëm e jo secila Ministri të jetë me ushtrues detyre, të ketë ky shtet kryeprokuror… ju folët për planin qeverisës por ende nuk e kemi të premtuar se çka premton të zhvillosh në çdo ministri. 

Ke premtuar edhe rishikimin buxhetor që do të sjellësh për një muaj. Ende nuk e kemi dhe nuk e di se si funksionojnë 21 ministri, kur ti i ki tri prej tyre që nuk kanë as buxhet të ndarë. Sot na premton prapë që do të kesh një pako prej 200 milionësh. Ku i merr ato? Të lutëm, kryeministër, një përgjigje të thjeshtë sepse qytetari pret përgjigje, pikërisht sepse ti je përgjegjësi” iu drejtua Musliu-Shoshi, Kurtit.

Related Articles