Një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur aksidentalisht në zonën e Kamzës në Shqipëri, pasi dyshohet se është qëlluar me një armë gjahu. Policia njofton se ajo është paraqitur për mjekim në poliklinikën e Kamzës rreth orës 15:30, ndërsa më pas është larguar në banesë pasi ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas hetimeve paraprake, autori i dyshuar i plagosjes është një 73-vjeçar nga Laknasi, i cili ka qëlluar me armë gjahu për të larguar një kafshë, por një saçmë ka dëmtuar në faqe 30-vjeçaren, e cila ndodhej në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, raporton A2CNN,
Policia ka shoqëruar 73-vjeçarin për veprime të mëtejshme proceduriale, ndërsa vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
