Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar NATO-n në 77-vjetorin e krijimit të saj, duke riafirmuar angazhimin e vendit për të qenë një partner i palëkundur në shërbim të sigurisë dhe stabilitetit të përbashkët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit të Shqipërisë e cilëson NATO-n si një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar ndër vite,
“Prej 77 vitesh NATO është një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjen e përbashkët”, ka shkruar Begaj.
