NASA ka publikuar imazhet e para me rezolucion të lartë të Tokës, të realizuara nga ekuipazhi i Artemis II, teksa ata kalojnë pikën e mesit midis Tokës dhe Hënës.
Sipas BBC, Komandanti i misionit, Reid wiseman, i ka realizuar këto pamje “spektakolare”, sipas NASA-s, pasi ekuipazhi përfundoi djegien përfundimtare të motorit që i vendosi në një trajektore drejt fqinjit tonë më të afërt qiellor.
Rreth orës 07:00 të mengjesit , paneli online i NASA-s raportoj se anija kozmike ndodhej 228,500 km nga Toka dhe 212,433 km nga Hëna.
Imazhi i parë, i quajtur “Hello, World”, paraqet hapësirën e gjerë blu të Oqeanit Atlantik, të rrethuar nga një shkëlqim i atmosferës ndërsa Toka eklipson Diellin, si dhe aurora të gjelbra në të dy polet.

Kjo është hera e parë që nga viti 1972 që njerëzit udhëtojnë jashtë orbitës së Tokës.
Më vonë, NASA publikoi edhe një imazh tjetër që paraqet Tokën pothuajse në errësirë të plotë, me dritat elektrike të njerëzimit që ndriçojnë në natë.
